Behrami: Specialja po e legjitimon propagandën e Serbisë kundër krerëve të UÇK-së

Artan Behrami, ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka shprehur kritika ndaj Prokurorisë së Gjykatës Speciale në Hagë

Ish-këshilltari i ish-presidentit, Hashim Thaçi, Artan Behrami, i cili gjatë ditëve të fundit ishte cak i bastisjeve të Gjykatës Speciale ka thënë se kjo Prokuroria e kësaj Gjykatë në Hagë po e legjitimon propagandën e Serbisë kundër krerëve të UÇK-së.

Behrami, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se të gjithë dëshmitarët serbë që kanë qenë në procesin gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së po shërbehen me dezinformata të shërbimeve serbe.

“Duket se krejt dëshmitarët serbë që i kemi parë në proces gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së, po shërbehen nga dezinformatat e Shërbimeve serbe.

Dmth

Prokuroria e Gjykatës Speciale po legjitimon propagandën e fabrikuar të Serbisë dhe të Vuçiqit kundër krerëve të UÇK-së!”, ka shkruar Behrami.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika