Berisha akuzon drejtorin e Policisë për emërime e punësime me urdhër të Qeverisë

Komisioni për Siguri është duke u zhvilluar nën tension, pasi kryetari Bekë Berisha ka akuzuar drejtorin e Policisë së Kosovës për shkarkime dhe emërime me urdhër nga pushteti

Kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes në Kuvendin e Kosovës, Bekë Berisha, ka akuzuar drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxhën, për emërime dhe punësime me urdhër të Qeverisë së Kosovës, duke cekur konkretisht ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçlën.

Në mbledhjen e komisionit, ku drejtori i Policisë është thirrur për raportim, Berisha ka theksuar se emërimet e reja në pozitat udhëheqëse janë kryer kryesisht me persona të lidhur ngushtë me pushtetin dhe me prejardhje nga qyteti i ministrit Sveçla.

“Ka pasur ndryshime të mëdha në pozitat udhëheqëse, kryesisht janë emëruar persona të afërm me shefin Besim Berisha dhe persona me prejardhje nga Podujeva nga ku e ka prejardhjen ministri i Brendshëm Sveçla, zinxhiri është ndryshuar komplet nga Berisha sipas dyshimeve shefat e rinj nga Podujeva lidhen me njeriun e Sveçles, shefi i njësisë në Deçan, Besim Berisha nga Podujeva, më herët kishte qenë i larguar nga kjo njësi tash është parë e arsyeshme të kthehet dhe të bëhet udhëheqës i kësaj njësie”, ka deklaruar Berisha në mbledhjen e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes.

Por, nënkryetari i komisionit, njëherit deputeti i VV-së, Enver Dugolli, ka shprehur shqetësimin për këto akuza të bëra ndaj drejtorit të Policisë, duke thënë se ndihet keq përballë tij.

Dugolli ka theksuar se Berisha po e keqpërdor pozitën e kryetarit të këtij komisioni.

“E shfrytëzove postin e kryetarit të komisionit, por assesi nuk është në rregull që të keqpërdoret pozicioni i kryetarit e komisioni ta humbë komplet rolin për çka jemi. Nuk po e di tash momentalisht a jemi në gjykatë, gjyqtarë nuk po shoh këtu. E para herë që po ndodh në këtë Kuvend kur thirret një institucion kaq i lartë i drejtorit të policisë dhe i bëhen këso akuza direkte, të cilat nuk e di edhe prokurori a është në gjendje ta bëjë një gjë të tillë”, ka thënë Dugolli.

Ndërsa, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka kërkuar që prokuroria të merret me akuzat e ngritura në këtë mbledhje.

Drejtori i Policisë mohon akuzat për lëvizjet e policëve nga njesia e veçantë në njësi të tjera

Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika