Berisha: Asnjë fluturake në Kosovë nuk mund të fluturojë pa lejen e KFOR-it

Ish-drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Eset Berisha ka thënë se Kosova nuk ka hapësirë ajrore që e "rregullon dhe që e menaxhon për momentin" teksa ka theksuar se "asnjë fluturake në Republikën e Kosovës nuk mund të fluturojë pa lejen e KFOR-it"

“Asnjë fluturake në Republikën e Kosovës nuk mund të fluturojë pa lejen e KFOR-it. 72 orë para duhet të lajmërohet ndonjë fluturim civil, ndërsa ushtarake nuk ka pasur fare”.

Kështu ka deklaruar ish-drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Eset Berisha, në lidhje me diskutimet e fundit se a ka hapësirë ajrore për dronët “Bayraktar”.

Në emisionin “FIVE”, Berisha ka thënë se hapësira ajrore është menaxhuar nga KFOR-i sipas marrëveshjes tekniko-ushtarake të 9 qershorit 1999, e cila ka rrjedhur dy ditë para rezolutës 1244, dhe se me atë marrëveshje, forcat ndërkombëtare të sigurisë, KFOR-i, kanë marrë përgjegjësinë e sigurisë edhe në hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës që në atë kohë njihej si “hapësira ajrore mbi Kosovë”.

“Hapësira ajrore është menaxhuar nga KFOR-i sipas marrëveshjes tekniko-ushtarake të 9 qershorit 1999, ka rrjedhur dy ditë para rezolutës 1244, është fakt që nuk mund të mohohet. Me atë marrëveshje, forcat ndërkombëtare të sigurisë, KFOR-i, kanë marrë përgjegjësinë e sigurisë edhe në hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës që në atë kohë njihej si hapësira ajrore mbi Kosovë”, ka thënë Berisha.

Ai ka thënë se KFOR-i gjithmonë i referohet hapësirës ajrore mbi Kosovën jo hapësira ajrore e Kosovës, sepse sipas tij, me marrëveshjen e Kumanovës janë marrë obligimet nga ish-Republika federale e Jugosllavisë dhe Republika e Serbisë.

“KFOR-i gjithmonë i referohet hapësirës ajrore mbi Kosovën jo të Kosovës, janë fakte që nuk mund të mohohen, sepse me marrëveshjen e Kumanovës janë marrë obligimet nga ish-Republika federale e Jugosllavisë dhe Republika e Serbisë”, ka vijuar ai.

Ai ka thënë ndër të tjera se terminologjia nuk ka ndërruar as pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës sepse mbi ligjin e Aviacionit Civil, sipas tij, Kosova obligohet të zbatojë lejet të cilat lëshohen nga marrëveshjet ndërkombëtare, në këtë rast Marrëveshja e Kumanovës.

“Kur jemi te regjimi tjetër që kemi të bëjmë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kjo terminologji nuk ka ndërruar, sepse mbi ligjin e Aviacionit civil, nënkupton se Kosova obligohet t’i zbatojë lejet të cilat lëshohen nga marrëveshjet ndërkombëtare, në këtë rast Marrëveshja e Kumanovës. Hapësira ajrore e Kosovës është e ndarë në dy pjesë, hapësira e lartë dhe hapësira e ulët. Ligji për Aviacionin Civil i rregullon fluturimet civile apo komerciale jo ato ushtarake”.

Ai ka theksuar se sado e dhimbshme të jetë, “Kosova nuk ka hapësirë ajrore që e rregullon dhe që e menaxhon për momentin”.

Ndryshe, më 16 korrik, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për blerjen e dronëve Bayraktar TB-2 nga Turqia, por nuk ka treguar për numrin e tyre.

Në prezantimin e dronëve të dielën, Kurti u shoqërua nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari.

Me blerjen e dronëve, Kurti ka vlerësuar se Kosova tash është edhe më e sigurt.

Ai ka përgëzuar oficerët të cilët kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika