Berisha: Kemi Asociacionin, paralel i shtetit të Kosovës

Deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se gjatë qeverisjes së tij ka ndodhur “revolucioni i shamiave të kuqe”, duke thënë se e pranoi “Zajednicën”, teksa siç thotë ai, në qeverisjet e kaluara ishte kundër formimit të saj.

Në emisionin “FIVE”, deputeti i PDK-së ka thënë se tashmë Asociacioni është njësi administrative territoriale me status autonom, paralel i shtetit të Kosovës.

“Asociacionin e ke njësi administrative territoriale me status autonom paralel i shtetit të Kosovës. Një pëllëmbë të jepet është si të jepet krejt Kosova, nuk kam luftuar të ndahet Kosova në pjesë. Ka ndodhur revolucioni i shamiave të kuqe në krye me zotin Kurti, Zajdenica, ai që ishte kundër saj është ky që e pranoi në tetor të vitit të kaluar”, ka deklaruar Berisha në “FIVE”.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika