Deputeti nga komuniteti jo-shumicë, Veton Berisha, ka bërë të ditur se mbrëmë është takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Berisha nuk bëri të ditur nëse ka marrë ndonjë ofertë nga Kurti, megjithatë deklaroi se nuk janë bllokues, njofton Dukagjini.
“Kemi diskutu por të shohim sot propozimet qysh janë. Mbrëmë kemi takuar kryeministrin, të shohim se si do të rrjedh situata sot. Nuk jemi bllokues asnjëherë”, deklaroi Berisha.