Berisha paralajmëron protesta: Koha ka kaluar, sa më shpejt para Kryeministrisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi se shumë shpejt do të nisin protestat kundër qeverisë.

“Do vendosim shumë shpejt se kur do jemi para kryeministrisë. Koha ka kaluar. Ne do jemi sa më shpejt aty”, tha Berisha për gazetarët pasi doli nga salla e Kuvendit, përcjell A2 CNN.

Seanca e të enjtes u shoqërua me debate të ashpra mes deputetëve të maxhorancës dhe opozitës, kryesisht për projektligjin e barazisë gjinore, i cili parashikohet të votohet në të. Opozita pretendon se termat e përdorur në ligj zhbëjnë konceptin binar të gjinisë, burrë dhe grua. Kjo kundërshtohet nga socialistët, sipas të cilëve ky ligj synon vetëm forcimin e barazisë gjinore mes burrit dhe gruas.

Para sallës së Kuvendit, për të kundërshtuar votimin e projektligjit ishin mbledhur edhe disa qindra qytetarë, mes të cilëve edhe përfaqësues të komuniteteve fetare./A2CNN

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika