Berisha: Shkuarja e guvernatorit të BQK-së në takim është modalitet teknik, ai nuk guxon të bëjë marrëveshje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, në lidhje me takimin e sotëm në Bruksel ku u diskutua për dinarin serb, ka thënë se dërgimi i guvernatorit të BQK-së në këtë takim është vetëm “modalitet teknik”.

Sipas tij, ky është një hap i implementimit të Asociacionit, pasi siç thotë ai, sot është biseduar teknikisht nga guvernatori i BQK-së, do të negociohet nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi dhe marrëveshja do të pranohet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Vajtja e këtij është modalitet teknik se si të lejohet dinari të lejohet të bëhet valutë zyrtare në komunat që janë pjesë e Asociacionit. Këtë e ka biseduar teknikisht guvernatori, e ka negociuar Bislimi, marrëveshjen shkon e merr Kurti. Ky është hapi i implementimit të Asociacionit, pa e sjellë në qeveri dhe pa e bërë me vendim dhe ta dërgojnë në Kushtetuese, sepse po ta dërgojnë në Kushtetuese, i bie ta ndajnë Kosovën dhe i bie vrasje politike”, ka deklaruar Berisha.

Sipas Berishës, guvernatori i BQK-së nuk guxon të bëjë marrëveshje.

Ndryshe, sot në Bruksel është mbajtur takimi në mes të ekspertëve financiarë të Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, lidhur me përdorimin e dinarit serb në Kosovë.

Para takimit trepalësh, emisari Lajçak u takua me delegacionin serb, të udhëhequr nga kryenegociatori Petar Petkoviq. Më pas u takua me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili.

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit në Bruksel për çështjen e dinarit serb, ka thënë se nevojiten takime shtesë, pasi sipas tij, shumë pyetje politike mbetën pa përgjigje.

Po ashtu, edhe Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar për diskutimet në takimin e sotëm në Bruksel për çështjen e dinarit serb.

Gjatë këtij takimi, delegacioni i BQK-së ka informuar dhe paraqitur argumentet lidhur me Rregulloren për Operacione me Para të Gatshme.

Në njoftim thuhet se përfaqësuesit e Bashkimit Evropian nuk e kanë vënë në dyshim mandatin e BQK-së për rregullimin e çështjes së dinarit, por brengat e tyre kanë të bëjnë me ndikimin që mund të ketë te komuniteti serb në Kosovë.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika