Berisha: Veriu përdoret vazhdimisht nga Serbia për nevoja politike

"Jemi në një situatë ku veriu është përdorur vazhdimisht prej Serbisë për nevoja të tyre politike, por edhe për planin e tyre shtetëror, i cili plan ka të bëjë me përpjekje maksimale të Serbisë që Kosovën ta bëjë një shtet jofunksional", ka deklaruar Berisha

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka thënë se takimi i nesërm Kurti – Vuçiq në Bruksel në kuadër të dialogut më shumë do merret si shtensionim raportesh sesa kërkesë për ndonjë çështje konkrete.

Në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, Berisha ka thënë se tashmë janë të definuara gjërat se çfarë duhet të bëjë Kosova për të ecur përpara.

“Në varet si është përgatitur, gjasat janë që do jetë një takim i cili do merret si shtensionim i raporteve, sesa një kërkesë për çështje konkrete, tashmë janë të definuara gjërat se çfarë duhet të bëjë Kosova për të ecur përpara, u bë e qartë në vendimin për anëtarësim në KiE se integrimi i Kosovës është i pamundur pa lëvizur pala kosovare”, ka deklaruar Berisha.

Sipas tij, veriu po përdoret nga Serbia vazhdimisht për nevojat e tyre politike.

“Jemi në një situatë ku veriu është përdorur vazhdimisht prej Serbisë për nevoja të tyre politike, por edhe për planin e tyre shtetëror, i cili plan ka të bëjë me përpjekje maksimale të Serbisë që Kosovën ta bëjë një shtet jofunksional”, ka vijuar Berisha.

Ndryshe, nesër, për herë të parë pas më shumë se nëntë muajsh, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohen në Bruksel, për të zhvilluar një rund të ri bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve.

BE-ja ka njoftuar se palët fillimisht do të takohen me përfaqësuesit evropianë, e pastaj liderët e dy vendeve së bashku.

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika