Bernard Nikaj e përfaqëson PDK’në në Kongresin e Internacionales Liberale, Krasniqi zgjedhet nënkryetar joekzekutiv

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se për herë të parë, e përfaqësuar nga Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Bernard Nikaj, ka marrë pjesë si anëtare me të drejta të plota në Kongresin e Internacionales Liberale, i cili është zhvilluar në Santiago të Kilit.

Në këtë kongres, u zgjodhën strukturat e reja udhëheqëse, “ku kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, u zgjodh nënkryetar jo-ekzekutiv. Ky është një vlerësim dhe nder i madh për PDK-në misionin e saj për promovimin e vlerave liberale dhe demokratike”, njofton PDK.

“Gjatë kongresit, u ndanë përvoja dhe praktika të mira mes partive anëtare nga e gjithë bota”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika