Betohen 12 kadetë të rinj të FSK-së

12 kadetë të rinj të FSK-së janë betuar para kapitenit të Qendrës për Studime Universitare për të filluar studimet katërvjeçare në këtë qendër në Kazermën e FSK-së “Adem Jashari”

Kadetët rinj të FSK-së duke u betuar

Në Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), “Adem Jashari”, në Prishtinë, të premten e 16 shtatorit, 12 kadetë të rinj të FSK-së janë betuar para kapitenit të Qendrës për Studime Universitare për të filluar studimet katërvjeçare në këtë qendër.

Në këtë ceremoni pjesëmarrës kanë qenë, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zyrtarë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, si dhe zyrtarë dhe ushtarakë ndërkombëtarë.

Ministri Mehaj ka kërkuar nga ta që të arrijnë zhvillimin e duhur fizik e intelektual, por edhe të mos harrojnë të kaluarën e lavdishme të popullit shqiptar.

“Heronjtë janë ata që do t’i kemi në çdo hap që do të ecim përpara, pa ta nuk do të kishim të kaluarën e lavdishme e as të ardhmen e ndritur. Që nga Gjergj Kastrioti – Skënderbeu e deri te komandanti legjendar Adem Jashari populli ynë nuk pranoi asnjëherë nënshtrimin, për liri jetojmë, për liri vdesim, pa liri nuk ekzistojmë. Liria është kryefjala e kombit tonë. Të dashur kadetë, nga ju pres të arrini zhvillimin e duhur ushtarak, fizik dhe moral, të bëheni udhëheqës me karakter të fortë”, ka thënë Mehaj, shkruan KP.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika