BIA serbe ndalon për katër orë avokatin serb që vizitoi varrin e Blerina Jasharit në Prekaz

"Zyrtarët e BIA-s që folën me mua kishin një qasje profesionale. Ata bënin pyetje që u interesonin dhe u sollën me mirësjellje. Nuk ndjeva asnjë armiqësi pavarësisht mosmarrëveshjeve tona. Tani Aleksandër Vuçiq duhet të shpjegojë pse qasje ndryshe në krahasim me Nikolla Sanduloviçin", ka shkruar avokati serb

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, që të enjten ishte për vizitë te varri i Blerina Jasharit në Prekaz, thotë se është ndaluar për plot katër orë nga shërbimi sekret serb.

Ai thotë se u ndalua teksa po kthehej nga Kosova për në Serbi.

“Pasi u ndalova për 4 orë nga anëtarët e Agjencisë së Sigurisë Informative të Serbisë, më liruan për lëvizje të lirë”, ka shkruar Stojkoviq.

Tutje, ai ka thënë se zyrtarët e BIA-s që folën me të kishin një qasje profesionale duke bërë një krahasim me klientin e tij, Nikola Sanduloviq, i cili u keqtrajtua ditë më parë nga BIA.

“Zyrtarët e BIA-s që folën me mua kishin një qasje profesionale. Ata bënin pyetje që u interesonin dhe u sollën me mirësjellje. Nuk ndjeva asnjë armiqësi pavarësisht mosmarrëveshjeve tona. Tani Aleksandër Vuçiq duhet të shpjegojë pse qasje ndryshe në krahasim me Nikolla Sanduloviçin”, ka vijuar ai.

Stojkoviq thotë se paraburgimi prej katër orësh është rezultat i vendimeve të dikujt tjetër.

“Gjatë asaj kohe kemi pasur mundësi të shkëmbejmë mendime pa tension. Pa dyshim, ndoshta prokurori publik në Beograd mendon ndryshe. Të shohim kur të vijë koha”, tha ai.

Ndryshe, dje Stojkoviq bëri homazhe te varri i Blerina Jasharit në Prekaz.

“Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet paqe. Dhe miliona shpresa dhe ëndrra. Të cilat fillojnë me fjalën “Më fal”.

Këto fjalë janë shkruar në letrën që ai la mbi varrin e Blerina Jasharit.

Fragmenti është shkruar në tri gjuhë, fillimisht në gjuhën shqipe, serbe dhe në gjuhën angleze.

Stojkoviq dje ishte i ftuar edhe në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, i cili ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, se është më i keq sesa ish-shefi i propagandës naziste në kohën e Hitlerit, Joseph Gebbels.

Ndryshe, javë më parë, klienti i tij, opozitari serb, Nikola Sanduloviq, ishte arrestuar nga shërbimi sekret serb BIA, pasi kishte bërë homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ai ishte torturuar fizikisht nga shërbimi sekret serb.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika