Biden mban fjalim për vrasjet masive të 24 majit në Teksas

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka reaguar pas të shtënave më 24 maj, në shkollën fillore në jug të Teksasit, ku 18-vjeçari Salvador Ramos vrau 19 fëmijë dhe dy të rritur

Joe Biden, president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden është deklaruar pas të shtënave në një shkollë fillore në jug të Teksasit, ku 18-vjeçari Salvador Ramos vrau 19 fëmijë dhe dy të rritur, duke theksuar se shpreson që kurrë më nuk do t’i duhet t’i drejtohet kombit për ngjarje të tilla.

Duke komentuar ngjarjen në Teksas, Biden ka thënë se në Shtetet e Bashkuara ka ndodhur një masakër, transmeton PortaliD.

“Nxënës të mrekullueshëm, të klasës së parë, tretë dhe katërt. E sa fëmijë të vegjël të tjerë ishin dëshmitarë të asaj se çfarë ka ndodhur, kanë parë shokët e shoqet duke vdekur. Sikur të ishin në fushëbetejë për hir të Perëndisë”, ka shtuar Biden, në fjalimin e tij për ABC News.

Të shtënat masive ndodhën në momentin kur Joe Biden po kthehej nga udhëtimi zyrtar në Azi.

“Ajo çfarë më ka goditur gjatë fluturimit 17-orësh, është se të shtëna të tilla masive ndodhin rrallë kudo në botë. Pse? Ata gjithashtu kanë probleme mendore, njerëz të humbur, por të shtëna masive kurrë nuk ndodhin me një numër kaq të madh në SHBA. Pse?”, është shprehur presidenti amerikan.

Në fund të fjalimit, ai ka theksuar se është lodhur nga ngjarje të tilla, dhe se shteti duhet të veprojë.

“Si komb duhet të pyesim. Kur do t’i kundërvihemi lobimit të armëve? Kur do të bëjmë atë çfarë dimë të bëjmë”, ka shtuar Biden.

Gjithashtu, ka bërë të ditur se kanë kaluar 3.448 ditë, që kur sulmuesi i armatosur në vitin 2012 kreu masakër në një shkollë të mesme duke vrarë 26 persona – përfshirë 20 nxënës të vitit të parë.

Prej atëherë janë raportuar mbi 900 incidente që kanë lidhje me të shtënat nëpër shkolla. Biden shfrytëzoi rastin që t’i bëjë thirrje Kongresit amerikan që të miratojë ligje të tjera për armët.

“Nuk mund të parandalojmë çdo tragjedi, por e dimë se masat e kufizuara të armëve veprojnë dhe kanë ndikim pozitiv. Ideja që një 18-vjeçar mund të futet në dyqan dhe të blejë pushkë, është shumë e gabuar”, ka thënë për fund i pari i shtetit më të fuqishëm në botë.

Ndërsa, guvernatori i Teksasit, Greg Abott e ka quajtur sulmin ”të pakuptueshëm” ku vdiqën 16 persona, në mesin e tyre edhe i dyshuari 18-vjeçar, i cili është vrarë nga policia.

Ky rast ka ndodhur në Uvalde, në jug-perëndim të shtetit, ditën e martë të 24 majit.

Autori i armatosur nga Uvalde, ka qëlluar dhe ka vrarë në mënyrë të pakuptueshme 21 persona, pastaj edhe 18-vjeçari u vra nga oficerët kundërpërgjegjës, ka thënë Abott.

Spitali përkujtimor në Uvalde ka bërë të ditur se janë pritur 13 fëmijë me ambulancë për trajtim, ata kanë bërë të ditur se dy studentë vdiqën, ndërsa në një spital tjetër, në Spitalin Universitar, një grua 66-vjeçare ishte në gjendje të keqe.

Ky sulm erdhi disa ditë pas sulmit në një supermarket në Buffalo të New York-ut, ku ishin vrarë rreth 10 persona.

Katërmbëdhjetë student dhe një mësues të vrarë në Teksas

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika