Biden: Populli palestinez e meriton shtetin e vet të pavarur

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, në konferencën për gazetarë në kuadër të vizitës në Bregun Perëndimor, ka thënë se populli palestinez e meriton shtetin e vet të pavarur dhe sovran

Presidenti i SHBA-së dhe presidenti i Palestines Mahmoud Abbas

“Populli palestinez meriton një shtet të tijin që është i pavarur, sovran, i zbatueshëm dhe i afërt”

Kështu ka deklaruar presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), gjatë një paraqitjeje të përbashkët në Betlehem me presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas.

Megjithatë, presidenti Biden, e pranoi se pavarësia e Palestinës “mund të duket shumë larg”.

Tutje, Biden tha se ShBA-të, “nuk do të heqin dorë nga afrimi i palestinezëve dhe izraelitëve”.

Presidenti i SHBA-së, theksoi se e kupton hidhërimin e zhëgnjimin e popullit palestinez tek ShBA-ja, raporton mediumi AP.

Presidenti i SHBA-së dhe presidenti i Palestines Mahmoud Abbas

Ndërkaq, Abbas, në fjalët e tij, tha se është koha për të “kthyer faqen e pushtimit izraelit në tokën tonë”. Ai gjithashtu tha se Izraeli “nuk mund të vazhdojë të veprojë si një shtet mbi ligjin”.

Biden u mirëprit në Betlehem nga një grup fëmijësh palestinezë, të cilët i dhanë një buqetë me lule dhe një grup muzikor luajti himnin kombëtar të SHBA-së.

Biden e vizitori edhe rrjetin i spitaleve të Jeruzalemit Lindor, aty tha se “palestinezët dhe izraelitët meritojnë masa të barabarta lirie, sigurie, prosperiteti dhe dinjiteti”, tha ai. “Dhe aksesi në kujdesin shëndetësor, kur ju nevojitet, është thelbësor për të jetuar një jetë dinjitoze për të gjithë ne”.

Kur Biden mbaroi së foluri në spital, një grua që e identifikoi veten si infermiere pediatrie në një institucion tjetër të kujdesit shëndetësor e falënderoi për ndihmën financiare, por tha “ne kemi nevojë për më shumë drejtësi, më shumë dinjitet”.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika