Biden pritet ta takojë Netanyahun në fund të korrikut në Uashington

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të takohen në Uashington në fund të korrikut, ka njoftuar një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Më 24 korrik, Netanyahu pritet t’i drejtohet Kongresit të SHBA-së në lidhje me luftën e ushtrisë së tij në Gazë.

Pavarësisht luftës, SHBA-ja ka vazhduar mbështetjen për Izraelin, si në aspektin diplomatik, ashtu edhe në sigurimin e armëve, por Biden ka shprehur disa herë shqetësime për sjelljen e Izraelit.

Gjatë një bisede telefonike me Netanyahun në prill, Biden i ka kërkuar atij që të ndërmarrë më shumë hapa për t’i mbrojtur civilët në Gazë, duke thënë se politika e SHBA-së mund të ndryshojë.

Lufta në Gazë ka shpërthyer në tetor të vitit të kaluar, kur Hamasi – grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera – ka sulmuar i pari Izraelin, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng qindra të tjerë, rapoton CNN.

Në përgjigje, Izraeli është duke kryer sulme masive në Gazë – enklavën që kontrollon Hamasi.

Autoritetet shëndetësore në Gazë thonë se afro 38.000 njerëz janë vrarë prej se ka nisur lufta.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika