Biden uron Shqipërinë: Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE

Për 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, Presidenti i ShBA-së Joe Biden i ka dërguar letër urimi Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj. Në këtë letër Biden është shprehur se ky vit shënon edhe 100 vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-ShBA

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden





Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA), Joe Biden ka uruar Shqipërinë për 110 vjetorin e Pavarësisë.

Në një mesazh të dërguar Presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj, Biden shprehet se ky vit shënon edhe 100 vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-ShBA.

Shqipëria u cilësua si “një lider humanitar” nga Biden, duke siguruar strehimin e përkohshëm të afganëve dhe grupeve të tjera vulnerabël.

Presidenti amerikan ka theksuar se ShBA do të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropain dhe se të punojnë në forcimin e sigurisë energjetike dhe sigurinë kibernetike.

“Ky vit shënon 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis vendeve tona, një partneritet që ka çuar përpara prosperitetin dypalësh, ka ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe ka forcuar sigurinë globale”, ka shkruar Biden në mesazhin e tij për Begajn.

Tutje Biden ka thënë se “si aleatë të NATO-s, vendet tona kanë bashkëpunuar gjithashtu për ta mbajtur Aleancën të fortë, të përgatitur dhe të vendosur”.

“Dhe përballë luftës së padrejtë dhe të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës, ne kemi punuar së bashku në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të mbështetur popullin ukrainas, duke e konsideruar Rusinë përgjegjëse për agresionin”, raporton Radio Televizioni i Shqipërisë.

Mes tjerash, Presidenti Biden ka theksuar se Shqipëria vazhdon të jetë një lider humanitar, duke siguruar strehimin e përkohshëm të afganëve dhe grupeve të tjera vulnerabël.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ndërsa fillojmë shekullin e ardhshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe, pres me padurim të thellojmë partneritetin tonë edhe më tej, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimin e sigurisë energjetike në të gjithë Evropën dhe forcimin e bashkëpunimit për sigurinë kibernetike”, thuhet mes tjerash në mesazhin e Biden për Presidentin Begaj.





Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika