Një 56-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në Maqedoninë e Veriut, pas një vetaksidenti në magjistralen Deve Bair – Kriva Pallankë.
Sipas njoftimit nga Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, kamioni ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë, njofton Dukagjini.
Po ashtu bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi.
“Më 21.01.2026, në orën 04:50, në NJPB Kriva Pallankë është denoncuar se në rrugën magjistrale Vendkalimi Kufitar Deve Bair – Kriva Pallankë, në zonën e f. Uzem, rrethina e Kriva Pallankës, një mjet transportues “Skania” me targa të Kosovës, i drejtuar nga N.H. (56) nga Kosova, doli nga rruga dhe ra në greminë. Nga lëndimet e pësuara në vendin e fatkeqësisë ndërroi jetë shoferi N.H., ndërsa mjeku i Ndihmës Urgjente Mjekësore konstatoi vdekjen. Është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi”, thuhet në njoftimin e MPB-së së Maqedonisë.