Bisedimet për targat – Bislimi dhe Petkoviq pritet të takohen javën e ardhshme

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe i ngarkuari për dialog me Serbinë, Besnik Bislimi dhe drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyrës për Kosovë’ në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq do të takohen javën e ardhshme në Bruksel për të diskutuar për targat.

Dy kryenegociatorët për dialogun Kosovë-Serbi, pritet të diskutojnë për arritjen e një marrëveshje të re për targa e automjeteve, pasi që marrveshja paraprake do të skadoj me 21 prill.

Takimin e javës së ardhshme e konfirmoi për RTV Dukagjinin, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

”Gjatë javës së ardhshme, zëvendëskrzeministri i Republikës së Kosovës Bislimi pritet që të ketë një takim me z.Petkoviç”, ka thënë Kryeziu.

Përparim Kryeziu, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës

Ai ka thënë gjithashtu se pala kosovare ka gatishmëri edhe për takimet e nivelit të lartë politik, mirëpo të njëjtat duhet të jenë të dakorduara paraprakisht, me agjendë të qartë dhe tema përmbajtjesore.

“Takimet thirren dhe organizohen nga ndërmjetësuesi i këtij procesi. Ato megjithatë duhet të jenë të dakorduara paraprakisht, me agjendë të qartë dhe tema përmbajtjesore. Ne në vazhdimësi kemi treguar gatishmëri për takime të tilla”, ka thënë Kryeziu për Kosovapress.

Deri tani janë mbajtur disa raunde të negociatave mes grupeve të ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë për targat, mirëpo ende nuk është gjetur zgjidhja finale.

Çështja e targave ishte pjesë e marrëveshjeve të arritura në Bruksel në kuadër të bisedimeve Kosovë – Serbi të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Sipas saj banorët e Kosovës duhet të përdorin targat “KS” (Kosovë) ose “RKS” (Republika e Kosovës) dhe të heqin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës lëshoheshin nga ministria e Brendshme e Serbisë.

Kosova me 20 shtator të vitit 2021 filloi reciprocitetin e targave të automjeteve ndaj Serbisë. E që për zbatimin e kësaj mase u mobilizua edhe Njësia Speciale Operative e Kosovës (NjSO), ku si rezultat u krijuan tensione në veri të vendit. Qytetarët serb protestuan dhe bllokuan rrugët kufitare në atë pjesë në shenjë paknaqësie me masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës.

Tensione dhe bllokadë rrugësh në veri nga reciprociteti i targave 21.09.2021

Si pasojë e tensionimit të ndodhur, më 30 shtator Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e Brukselit kishin arritur marrëveshje për tejkalimin e situatës, ndërsa automjeteve të të dy palëve do t’iu vendosej afishe që të mbulohen simbolet shtetërore, ndërsa trupat e NjSO-së ishin zëvendëesuar me trupat ushtarake të KFOR-it.

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, në parlament shfaq targat për banorët serb

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika