Biserko: Banjska, njëra ndër arsyet se pse Vuçiq po përballet me presion të madh

Sonja Biserko, kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi.

Sonja Biserko, kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, ka thënë se Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë, po përjeton një presion intensiv jo vetëm për shkak të akuzave për parregullsi gjatë zgjedhjeve të fundit, por edhe si rezultat i sulmit tragjik në Banjskë më 24 shtator të vitit të shkuar, ku humbi jetën polici Afrim Bunjaku.

Në një bisedë me “Antena M”, Biserko theksoi se reagimi i shpejtë dhe i vendosur i Perëndimit ndaj këtij sulmi është një tregues i qartë i rëndësisë së situatës.

“Vuçiq është një figurë e cila aktualisht përballët me presion të konsiderueshëm, jo vetëm për shkak të çështjeve të brendshme elektorale, por edhe për incidentin në Banjskë, i cili paraqet një kërcënim të drejtpërdrejtë për stabilitetin e të gjithë rajonit e madje edhe më gjerë. Reagimi i shpejtë dhe i vendosur i Perëndimit ndaj këtij sulmi është një tregues i qartë i rëndësisë së situatës. Dokumentacioni që u publikua nga qeveria kosovare ishte shumë i hollësishëm dhe bindës. Nga ana tjetër, përkrahja e Rusisë për Serbinë, e cila ka një influencë tejet të fuqishme në disa nga institucionet e vendit, nuk duhet injoruar”, u shpreh ajo.

Gjithashtu, Biserko u ndal edhe tek veprimet e fundit të Parlamentit Evropian, i cili ka votuar pro një Rezolute që kërkon një hetim ndërkombëtar mbi supozimet për parregullsi në zgjedhje në Serbi në dhjetorin e vitit të kaluar, duke shtuar se fonde të caktuara mund të pezullohen nëse zbulohet ndërhyrje direkte shtetërore.

Në lidhje me pritshmëritë për reagimin e Vuçiqit ndaj kësaj Rezolute të PE-së dhe pozicionit të tij mbi zgjedhjet dhe situatën në Kosovë, Biserko sugjeroi se presidenti serb mbetet i përmbajtur duke pritur zgjedhjet e ardhshme në SHBA dhe Europë.

Për çështjen e Kosovës, ajo pohoi se Vuçiq tashmë e ka pranuar efektivisht humbjen e saj përmes Marrëveshjes së Brukselit.

“Pozicioni i Vuçiqit do të zhvillohet në përputhje me rrjedhën e ngjarjeve. Do të merren disa vendime me kohë, pasi ai me siguri nuk do të ndërmarrë veprime të nxituara. Marrëveshja e Brukselit shënon praktikisht dorëzimin e Kosovës nga ana e Serbisë,” vuri në pah Biserko.

Në përfundim të saj, Biserko vuri në dukje se miratimi i Rezolutës nga PE ishte një zhvillim i pritshëm dhe i domosdoshëm në kontekstin moral dhe politik, duke shtuar se shumica e qeverive evropiane, përveç atyre hungareze dhe sllovake, janë në favor dhe ushtrojnë presion për këto çështje.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika