Bislimi: Jam optimist se barrikadat hiqen sonte ose nesër

Zëvendëskryeministri i Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është shprehur optimist se barrikadat e vendosura në veri të Kosovës do të largohen sonte apo nesër.

Ai tha se qyetarët e Kosovës do të kenë arsye për të festuar, teksa shtoi se protestat paqësore janë më të dobishme se sa vendosja e barrikadave.

“Ata do të donin t’i shihnin qytetarët në shtëpitë e tyre për të festuar me familjet e tyre dhe këto ditë janë në barrikada në mot të ftohtë, jam shumë optimist që barrikadat do të hiqen sot dhe nesër dhe se njerëzit do të kenë një arsye. për të festuar.Ne besojmë se nuk ka arsye për këto tensione, nuk ka arsye për barrikada.Nëse ka qytetarë që shqetësohen për ngjarje të caktuara, një protestë paqësore mund të arrijë shumë më tepër, me shumë më pak përpjekje, sepse qeveria është e gatshme të diskutojë çfarëdo problemi që kanë qytetarët e Kosovës, të çfarëdo nacionaliteti”, tha Bislimi për Radio Kim.

Bislimi deklaroi se nuk ka ultimatum për KFOR-in për heqjen e barrikadave.

“Para së gjithash, dëshiroj t’ju them se ky afat nuk është një afat kohor në kuptimin e ultimatumit. Janë dhënë disa ditë, dhe pastaj KFOR-i është dashur të përgjigjet brenda këtyre ditëve”, ka deklaruar Bislimi tutje.

Ndërkohë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është në Rashkë në takim me serbët që i kanë vendosur barrikadat. Më herët Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe, ka deklaurar se Vuçiq mendon se është ide e mirë heqja e barrikadave.

Vuçiq në takim me serbët e Kosovës, diskutohet mundësia e largimit të barrikadave

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika