Bislimi: Jemi treguar të vendosur për zbatimin e vendimeve tona

Mbledhja e 103-të e Qeverisë së Kosovës e mbajtur të premten e 28 tetorit ka marrë disa vendime në mesin e të cilave ishte edhe çështja e targave

Pamje nga mbledhja e 103-të e Qeverisë së Kosovës, 28.10.2022

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Bisnik Bislimi përmes një postimi në Facebook ka thënë që Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 103-të ka marrë disa vendime të rëndësishme.

Viti i kaluar ka qenë i suksesshëm sa i përket të hyrave dhe rritjes ekonomike ndërsa ka shtuar se vlera e Projektbuxhetit për vitin 2023 është 3 miliardë e 212 milionë euro.

“Ndër vendimet e tjera të marra gjatë kësaj mbledhjeje, miratuam Raportin nëntëmujor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2022, vendimin për zgjatjen e masave emergjente me furnizimin e energjisë ku i propozohet Kuvendit të Republikës së Kosovës zgjatja e masave emergjente në furnizimin e energjisë, si dhe ndamë 500 mijë euro për mbështetjen e aktiviteteve të kulturës në kuadër të Manifesta 14”, ka shkruar ai.

Ndërkaq sa i përket çështjes së targave ka thënë që zbatimi i vendimit fillon me 1 nëntor i ndarë në tri etapa, fillimisht me masën e dhënies së vërejtjes deri më 21 nëntor. Pastaj me masën e gjobitjes nga 21 nëntor 2022 deri më 21 janar 2023.

Nga 21 janari 2023 deri më 21 prill 2023, do të vendosen targat provuese për veturat me targa ilegale. Ndërkaq pas datës 21 prill të vitit 2023, nuk do të lejohet qarkullimi i veturave me targa ilegale.

“Ne kemi treguar vendosmërinë për zbatimin e vendimeve tona dhe përkushtimin e kontributin tonë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend, e që ishte edhe brengë e partnerëve e miqve tanë ndërkombëtarë”, ka vijuar Bislimi.

Sipas tij sundimin i rendit të ligjit dhe paqja e siguria shkojnë e mirëmbahem bashkë.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika