Bislimi: Kosova në rrugën drejt BE-së ka shfaqur maturi e përgatitje

“Në fjalën e tij, teksa nënvizoi rëndësinë gjeostrategjike të rajonit të Ballkanit Perëndimor si dhe rëndësinë e zgjerimit, ai tha se me procesin e liberalizimit të vizave tashmë të kompletuar e të arritur, Kosova vijon punën në trajektoret e tjera po aq të rëndësishme për vendin, dhe veçanërisht rrugën drejt Bashkimit Evropian. Shtoi se Republika e Kosovës ka shfaqur maturi e përgatitje në këtë proces..."

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka thënë se Kosova në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian ka shfaqur maturi dhe përgatitje.

Si thuhet në njoftim e Zyrës së Kryeministrit, Bislimi gjatë qëndrimit në Athinë, mori pjesë në panelin e diskutimit “Ballkani Perëndimor dhe Zgjerimi i BE-së 2030- Ëndërr apo Realitet?”, së bashku me homologë nga rajoni e po ashtu dhe përfaqësues nga Sllovenia, sekretari i Shtetit për çështje Evropiane, Marko Stucin dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Greqisë, Alexandra Papadopolou.

“Në fjalën e tij, teksa nënvizoi rëndësinë gjeostrategjike të rajonit të Ballkanit Perëndimor si dhe rëndësinë e zgjerimit, ai tha se me procesin e liberalizimit të vizave tashmë të kompletuar e të arritur, Kosova vijon punën në trajektoret e tjera po aq të rëndësishme për vendin, dhe veçanërisht rrugën drejt Bashkimit Evropian. Shtoi se Republika e Kosovës ka shfaqur maturi e përgatitje në këtë proces, duke analizuar dhe sektorët e fushat përmes së cilave edhe më së shumti dëshmojmë që jemi gati, kemi avancuar e shënuar progres të shpejtë dhe meritojmë hapa konkretë tutje”, thuhet në njoftim.

Më tej, një njoftim thuhet se i pyetur se sa është reale mundësia e anëtarësimit në BE deri në vitin 2030, zëvendëskryeministri theksoi se duhet të ketë një proces të standardizuar të vlerësimit për të gjithë rajonin, në lidhje me zbatimin e reformave dhe rrugën përpara drejt BE-së. Duke theksuar se në rastin e Kosovës, sfidat që shfaqen janë më shumë të jashtme sesa që burojnë nga brenda vendit, ai nënvizoi se vendi ynë vijon të mbetet i përkushtuar në zbatimin e reformave dhe arritjen e standardeve evropiane.

Kjo ngjarje u organizua nga Eliamep, në bashkëpunim me Forumin Strategjik të Bledit. Pas panelit të diskutimit, u organizua një pritje në margjina të eventit, e ku me ftesë nga ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Georgios Gerapetritis, Bislimi mori pjesë bashkë dhe me personalitetet e tjera nga ngjarja dhe paneli.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika