Bislimi: Kosova përfiton mbi 2 milionë euro nga BE, miratohen aplikimet në WBIF

Kosova ka arritur të sigurojë mbi 2 milionë euro nga programi i Bashkimit Evropian për Kornizën Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), pas miratimit të katër projekteve strategjike në fushat e energjisë dhe digjitalizimit.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri Besnik Bislimi përmes një postimi në rrjetin social, “Facebook”.

“Përkundër faktit që vendi ynë ishte nën masa të padrejta të BE-së, vitin e kaluar aplikuam në thirrjet e Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF) me katër projekte në fushat e energjisë dhe digjitalizimit. Këto aplikime morën opinion pozitiv fillimisht nga komisioni i vlerësimit, ndërsa tash u zyrtarizua dhe aprovimi final i tyre. Shuma e granteve të asistencës teknike në këto projekte arrin totalin prej mbi 2 milionë euro: për projektet e energjisë vlera është mbi 800 mijë euro, ndërsa në ato të digjitalizimit mbi 1 milion e 200 mijë euro.”, ka shkruar Bislimi.

Ai ka shtuar se pretendimet për humbje të fondeve të BE-së si pasojë e masave ndaj Kosovës janë rrëzuar, duke u demantuar nga vetë rezultatet.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika