Bislimi në Prekaz: Jemi krenarë për të gjithë ata burra e gra që janë flijuar për këtë liri (VIDEO)

Ministrat e kabinetit qeveritar dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, mëngjesin e 28 nëntorit kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, për nder të shënimit të ditëlindjes së heroit legjendar, Adem Jashari dhe 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

Ministrat e kabinetit qeveritar dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje duke bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

“Jemi këtu për të nderuar sakrificën e atyre burrave e grave që janë flijuar për këtë liri të cilën e gëzojmë sot. Jemi këtu për të nderuar ata që për dekada e shekuj kanë punuar palodhshëm për të gëzuar këtë liri”.

Kështu ka deklaruar zëvendëskryeminstri i Kosovës, Besnik Bislimi, teksa ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, për nder të shënimit të ditëlindjes së heroit legjendar, Adem Jashari dhe 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës, për 365 ditë, do të punojë që zotimet e heroit, Adem Jashari, të realizohen.

“Jemi këtu edhe për të reflektuar për ato obligime, të cilat ende nuk i kemi përmbushur si Qeveri e Kosovës zotohemi se për 365 ditë të çdo viti do të punojmë që zotimet e komandantit legjendar Adem Jashari, por edhe komandantëve të tjerë që nga koha e Skënderbeut përfundimisht të realizohen”, ka vijuar ai.

 

Po ashtu, duke bërë homazhe janë parë edhe ministrat e kabinetit qeveritar dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ministrat e kabinetit qeveritar dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje duke bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

 

 

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika