Bislimi për Asociacionin: Serbia do të vendosë një “Kalë të Trojës”

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës

Zëvendëskryeministri i parë Kosovës, Besnik Bislimi, ka krahasuar kërkesën mbi krijimin e Asociacionit si një “Kal të Trojës” në Kosovë.

Ai ka thënë se themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe paraqet një hap të rëndësishëm për “botën serbe”. Lidhur me këtë, zëvendëskryeministri Bislimi ka treguar një ‘non-paper’ të draftuar nga Akademia e Shkencave të Serbisë.

“Kosova vazhdimisht ka paralajmëruar komunitetin ndërkombëtar për arsyen e vërtetë të Serbisë për insistimin e formimit të AKS-së. AKS-ja kurrë nuk ka pasur qëllim t’i integrojë serbët lokalë në Kosovë, por të jetë ‘Kali i Trojës’ i Beogradit për ta bërë shtetin jofunksional, duke përgatitur mënyrën për ndarje. ‘Non-paperi’ i fundit i draftuar nga Akademia e Shkencave dhe e Artit e Serbisë (nga Vasilije Krestiq, anëtare e plotë) ofron dëshminë më të fuqishme deri më tash për qëllimet e vërteta të Serbisë prapa insistimit për AKS-në në Kosovë”, ka shkruar Bislimi në Twitter.

Tutje, ai ka treguar disa pika të këtij dokumenti duke theksuar se të njëjtat tregojnë arsyen e këmbënguljes së Serbisë mbi themelimin e Asociacionit.

“Krijimi i AKS-së nuk është objektiv në vete, por paraqet një hap të rëndësishëm drejt arritjes së synimit për ‘Botën serbe’ që koincidon me territorin e ish-Jugosllavisë. Dizajni fillestar i AKS-së nuk është relevant, pasi kompetencat do të evolojnë dhe do të eksploatohen për shkak të përkrahjes financiare të Beogradit dhe një mungese relative të mbikëqyrjes nga Qeveria e Kosovës. Këto kompetenca do të çojnë te një Republika Sërpska e re me synim për ndarje territoriale mes territoreve shqiptare e serbe. Kjo më pas do të shtyjë komunitetin ndërkombëtar të njohë ekzistimin e dy entiteteve nacionale në Kosovë dhe një autonomi absolute në zonat e AKS-së…. Serbia beson se avantazhi kryesor krahasues që ka aktualisht, dhe duhet të shfrytëzojë, është superioriteti ekonomik në rajon. Në rrethanat aktuale, qëllimi përfundimtar ‘Bota serbe’ nuk mund të realizohet vetëm me mjete politike. Duhet të shfrytëzohen edhe mjete të tjera, duke përfshirë mekanizma fetarë me potencial për ndikim politik në vendet fqinje ku vepron Kisha Ortodokse Serbe. Prandaj, themelimi i AKS-së duhet të jetë imperativ kyç për politikanët serbë, duke ofruar një bërthamë për qëllimin shekullor të bashkimit të kombit serb”, ka cituar Bislimi pikat e “non-paperit”. ‘Non-paper’ shpjegon në mënyrë të përsosur këmbënguljen e Beogradit për AKS-në, por duhet të bëjë komunitetin ndërkombëtar të rishqyrtojë këmbënguljen e vet”.

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ua ka propozuar një draft-statut të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz të cilët i cilësoi si “kumbarë” të planit franko-gjerman.

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika