Bislimi për Faton Hajrizin: Ai është kriminel për neve 

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka kritikuar përpjekjet e Serbisë për të njollosur Kosovën përmes propagandës lidhur me rastin e Faton Hajrizit. Bislimi theksoi se Kosova e trajton Hajrizin si një kriminel, ndërsa Serbia glorifikon individë të tillë si heronj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka adresuar çështjen e propagandës së ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq, lidhur me rastin e Faton Hajrizit, i cili dyshohet për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri në Lloznicë. Hajziri u vra gjatë ditës nga forcat policore serbe.

Bislimi theksoi se përpjekjet e Serbisë për të njollosur Kosovën përmes këtij rasti janë të pasuksesshme dhe të pavlera.

Bislimi shpjegoi se Faton Hajrizi për Kosovën është një person i dënuar për vepra penale dhe se Kosova e konsideron atë një kriminel. Në të kundërt, Serbia trajton Milan Radoiçiqin, organizatorin e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë, si një hero.

“Ne i kushtojmë zero rëndësi propagandës së Daciqit. Vendet anëtare, vendet mike  e kanë të qartë dhe e dinë shumë mirë se cila është narrativa që po do me kriju Serbia: ‘Ne kemi kriminelë, ne jemi strehë e kriminelëve por edhe Kosova nuk është më mirë’. Ata po mendojnë që e pastrojnë vetën duke e njollosur Kosovën”, ka thënë Bislimi.

“Në sytë e Kosovës ai është kriminel dhe në narrativën kosovare krimineli e ka vendin në burg. Por ajo që mendoj që nuk po diskutohet dhe do të duhej të diskutohej përtej propagandës që po e shpërfaq Serbia është fakti që kur ky person ka dalë nga burgu, ka ikë nga burgu dhe ka trajtuar opsionet për ikje në një vend të sigurt dhe mos harroni ai ka thënë jam në një vend aq të sigurt sa nuk mund të më gjeni kurrë… Ai nuk përfaqëson Qeverinë e Kosovës, nuk ka pas as promovim, as sponsorizim siç për shembull ka pas Radoiçiqi, as trajnim të ushtrisë në Kosovë siç kanë pas trupat e Radoiçiqit, as armatim të kompanive tona të armëve sepse nuk i kemi. Ky është dallimi mes Kosovës dhe Serbisë. Ai në Kosovë trajtohet si kriminel, Radoiçiqi në Serbi trajtohet si hero i luftës”, ka thënë Bislimi në një intervistë në KTV.

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika