Bislimi përfundon intervistimin nga Prokuroria Speciale, nuk flet për media

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka përfunduar intervistimin nga Prokuroria Speciale e Kosovës për rastin që ka të bëjë me hetimet mbi dyshimet për dhënien me qira të fabrikës për mbetje shtazore. Ai nuk ka folur detaje pas përfundimit të intervistimit, por as avokati i tij se në çfarë cilësie ai po intervistohet.

Për këtë rast, për disa orë më 27 maj ishte intervistuar edhe ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, dhe kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Bekim Hoxha – që të dy në cilësinë e të dyshuarit.

Peci dhe Hoxha u intervistuan pasi autoritetet paraprakisht po më 27 maj kryen bastisje në Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agjencinë e Veterinarisë, si dhe në lokacionin e kompanisë përfituese.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika