Bislimi përshëndet hapjen e negociatave Shqipëri-Maqedoni e Veriut: Tani është koha që Kosovës t’i hiqen vizat

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore pas hapjes së negociatave të këtyre shteteve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, teksa ka theksuar se tashmë koha është për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi

Pas hapjes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se përshpejtimi i procesit të zgjerimi është hetik për përspektivën evropiane.

Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, për Bislimin tashmë është koha për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore në këtë ditë historike të hapjes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Përshpejtimi i procesit të zgjerimit është jetik për perspektivën evropiane”, ka shkruar Bislimi teksa shtoi se “tani është koha për lirinë e vizave të shumëpritur për qytetarët e Kosovës dhe aplikimin e suksesshëm për anëtarësim në BE”.

Ndryshe, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të martën zyrtarisht do t’i nisin negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

BE-ja ua ka dhënë dritën e gjelbër të dyja shteteve, pasi Maqedonia e Veriut e ka miratuar në Kuvendin e saj “Propozimin Francez”, i cili edhe e ka zgjidhur problemin që kishte ky shtet me Bullgarinë e që kishte të bënte me gjuhën dhe me pakicën bullgare që jeton në Maqedoni të Veriut.

Fillimin e negociatave e ka bërë të ditur edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili përmes një shkrimi në Facebook është shprehur se dita e martë është një ditë e vecantë për shqiptarët.

“Me kënaqësinë e me krenarinë që sot Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim feje, krahine, ideje, moshe a statusi social, Shqipëria e Skënderbeut, e rilindasve, e dëshmorëve të luftës, e martirëve të regjimit komunist, e studentëve të Dhjetorit ’90, Shqipëria e familjeve të zakonshme shqiptare, kudo ndodhen dhe e fëmijëve tanë kudo ku rriten me prindërit e tyre, ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj”, ka shkruar Rama në Facebook.

Hapjen e bisedimeve nga ana e Bashkimit Evropian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, e ka përshëndetur presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

“Hapat që BE-ja, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ndërmarrë ditët e fundit duhet të frymëzojnë të gjithë aspirantët e BE-së në rajon për rritje përkushtimin për përkushtimin të tyre”, thuhet në deklaratë.

Ai ka thënë se këto bisedime janë të rëndësishme për të çuar përpara integrimin e Ballkanit Perëndimor në komunitetin euroatlantik.

SHBA mirëpret hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika