Bislimi udhëton drejt Brukselit, pritet të takohet me Lajçak

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është nisur drejt Brukselit, ku do të takohet me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçakun

Besnik Bislimi, kryenegociatori i Kosovës





Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, bashkë me ekipin e tij, të hënën e 14 nëntorit ka udhëtuar drejt Brukselit, ku do të zhvillojë bisedime në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Kështu ka bërë të ditur këshilltari i Bislimit, Klisman Kadiu, ku kryenegociatori nga pala kosovare do të takohet me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçakun.

“Zëvendëskryeministri Bislimi ka udhëtuar për në Bruksel, ku do të marrë pjesë në takime në kuadër të procesit të dialogut me Serbinë”, ka thënë Kadiu për Portali Dukagjini.

Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendëspresidenti Josep Borrell, në një konferencë ka thënë se duhet të gjendet një zgjidhje për krizën që po ndodh në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Gjithashtu Borrell potencoi se duhet të gjejmë zgjidhje për javën e ardhshme kur fillon të implementohet faza e dytë e vendimit për targa e që është gjobitja e shoferëve me targa ilegale KM.

Borrell e theksoi duhet që negociatorët të gjendën një zgjidhje praktike për targat para datës 21 nëntor, pasi nëse nuk do të arrihet asgjë do të jetë një situatë shumë e rrezikshme.

“Do të nisim takime me kryenegociatorët. Pala kosovare po vjen sonte, jam i gatshëm të bisedojë me liderët, nëse negociatorët arrijnë te një zgjidhje praktike te çështja e targave dhe atë para 21 nëntorit, që është afati i fundit. Nuk mund të arrijmë këtë datë, pasi do të jemi në situatë të rrezikshme. E dini se tërheqja e serbëve në veri nga Policia, gjyqësori, ka krijuar një vakum. Në këtë vakum më e keqja mund të ndodh”, ka shtuar Borrell.

Borrell gjithashtu tha se duhet të ulen tensionet pasi janë duke u arritur nivele të rrezikshme.

“Duhet të ulen tensionet që po arrijnë në nivele të rrezikshme. Mund të themi se jemi duke u përballur me krizën më serioze e të rrezikshme që nga viti 2013, pra në dhjetë vjetët e fundit”, a thënë Borell.

Ai ka shtuar se pala kosovare dhe ajo serbe duhet të tregojnë gatishmëri urgjente për të ulur tensionet.

“Të dyja palët duhet të tregojnë urgjentisht gatishmëri për të ecur para e t’i ulin tensionet. Nuk është e pranueshme nga asnjëra palë që të injorojë apo shkelë marrëveshjet e arritura në dialog”, tha Borrell.

Ai bëri të ditur se mesazhi nga Këshilli evropian që i qartë, të dy palët duhet të tregojnë fleksibilitet.





Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika