Bislimit dhe Sveçlës nuk iu jepet leja për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia ka vazhduar me praktikën e njëjtë karshi zyrtarëve të shtetit të Kosovës. Ajo vazhdon të mos u japë leje zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, për të vizituar shqiptarët në Luginë të Preshevës

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla

Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, iu është refuzuar leja për të vizituar Luginën e Preshevës.

Kështu është bërë e ditur për Portali Dukagjini, nga Ragmi Mustafi – zyrtar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës.

Sipas tij, kjo vizitë nuk do të realizohet prandaj edhe shtyhet për një afat tjetër të papërcaktuar.

“E konfirmoj që është planifikuar që ta vizitojnë Luginën e Preshevës për sot, dhe për shkak të mos lejimit e njëjta vizitë shtyhet për një kohë të pacaktuar”, ka thënë ai.

Kjo nuk është hera e parë që Serbia nuk i lejon zyrtarët shtetërorë të hyjnë brenda territorit të Preshevës për vizitë.

Ragmi Mustafi -zyrtar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës

Më 27 nëntor të vitit 2021, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, kishte njoftuar se Serbia ka refuzuar një kërkesë për vizitë në 3 komunat e Luginës së Preshëvës – Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

Sipas Aliut, refuzimi është ardhur vetëm pak kohë para nisjes ndërsa bashkë me të ishte planifikuar të shkonin edhe tre ministra të tjerë, Arsimit, Financave dhe i Kulturës.

“Nga Serbia, na refuzohet pa arsye kërkesa për vizitë në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë në momentin para nisjes”, kishte shkruar Aliu në Facebook.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu

Pas moslejimit të ministrave të Kosovës në Luginën e Preshevës për vizitën dy ditore, kishte reaguar edhe Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi.

“Ky refuzim si i tillë shpërfaq në mënyrë të natyrshme tendencën për të pamundësuar jo vetëm thjeshtë vizitën, por në radhë të parë për të pamundësuar bashkëpunimin e bashkërendimin e drejtpërdrejtë si dhe bashkëfestim e Festës së Flamurit – 28 Nëntorin”, kishte shkruar në Facebook.

Ai ishte shprehur i indinjuar dhe ka thënë se refuzimi i kërkesës për vizitë është ripasqyrim i mentalitetit të shekullit të kaluar.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika