Ramiz Tafilaj, biznesmeni shqiptar që mori mirënjohje nga ish-Presidenti Trump

Dashuria ishte ajo që biznesmenin shqiptaro-amerikan Ramiz Tafilaj e mbajti në Shtete e Bashkuara të Amerikës

Biznesmeni shqiptaro-amerikan Ramzi Tafilaj

Ramiz Tafilaj, biznesmen i mirënjohur shqiptarë në Shtete të Bashkuara të Amerikës(ShBA), ka rrëfyer historinë e tij të migrimit në ShBA në emisionin Personale të Krenare Vokshi në RTV Dukagjin.

Tafilaj ka treguar se fillimisht ai kishte shkuar nga Kosova në Zagreb të Kroacisë me udhëzimin e babit të tij për të studiuar për gjuhë të huaj.

“Në Zagreb pata fatin me u njoftua me gruan time Dianën, e cili kishte ardhur për të studiuar gjuhet e huaj në Kroaci. Fillimisht në vitin 1973 pata shkuar që të vizitoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mandej vendosa për të qëndruar në SHBA, edhe aty jam që nga marsi i vitit 1973”, ka deklaruar Tafilaj.

Më tej, ai ka treguar hapat e parë të tij në SHAB. Atë e kishin zhgënjyer për vendimin që kishte marrë sepse sipas tij, ai nuk dinte të fliste anglisht apo të punësohej në bazë të kualifikimit universitar.

“Po në Amerikë çdo gjë ia fillon nga e para, por, e vetmja gjë që më ka mbajtur në ShBA është dashuria në mes meje edhe Dianës”, ka theksuar Tafilaj.

“Edhe 50 milionë herë do të isha martuar përsëri me Dianën”, ka thënë ai.

Sipas tij, punët e para për të në Shtete e Bashkuara të Amerikës kishin qenë mirëmbajtës i parqeve nga letrat.

Por me ndihmën e bashkëshortes së tij ai kishte arritur që të studionte në SHBA në fushën e shkencave kompjuterike.

“Së bashku me Dianën kemi punuar për disa vite në të njëjtën kompani, madje ajo filloj të ligjëronte në universitet edhe unë fillova me mendua për të fillua një biznes timin, ku themelova ndërmarrjen “Superioreservisis” që u merreshim me programimin e kompjuterëve”, ka treguar Tafilaj në Personale te Krenare Vokshi në RTV Dukagjini.

Ai ka përfunduar duke thënë se me themelimin e kompanisë për programimin e kompjuterëve sipas tij iu kishin hapur dyert për të hyrë në botën e biznesit dhe politikës.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika