50 vetura të reja të tipit “Skoda Oktavia” do t’i ketë Policia e Kosovës.
Agjencia Qendrore e Prokurimit, ka nënshkruar kontratën për blerjen e këtyre veturave, dhe shuma për një veturë është rreth 31 mijë euro.
Vlera totale për të gjitha veturat, është 1 milionë e 500 mijë euro.
Por nuk është vetëm institucioni i Policisë që do të përfitojë vetura të reja, sepse AQP-ja, tashmë ka dhënë edhe një kontratë tjetër.
Nga ky institucion në një përgjigje për Dukagjinin ka thënë se tashmë kanë përfunduar procedurat e prokurimit për blerjen e 31 veturave për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Vlera totale e këtij tenderi, arrin në rreth 1 milionë e 140 euro.
Ndonëse Qeveria e Kosovës, kishte paraparë që t’i blejë mbi 200 vetura të reja, disa nga lotet e parapara janë anuluar, për shkak të ankesave të operatorëve ekonomike, e në mungesë të ofertuesve të përgjegjshëm.
“Ju informoj që procedura e prokurimit: Furnizim me vetura për institucionet e Republikës së Kosovës me numër të prokurimit UA/2016-23-5626-1-1-1. Me ketë procedure planifikohen te blihen gjithsej 240 vetura (+-30%). Vlera e parashikuar për këtë procedurë ka qenë 6,900,000.00 €. Aktualisht është e nënshkruar vetëm kontrata për lot 13 (për Policinë e Kosovës) me vlerë prej 1,589,750.00€. Me këtë kontratë parashihet të blihen 50 vetura (+-30% pasi qe është kontratë kornizë), Afati i liferimit të veturave është 100 ditë nga data e porosisë së AK.. Po ashtu ju informoj se gjate kësaj jave planifikohet te nënshkruhet edhe kontrata për Lot 10 (FSK/MM/Institucionet e sigurisë) ku parashihet te blihen 31 vetura (+-30% pasi qe është kontratë kornizë) me vlerë të përgjithshme të kontratës prej 1,140,180.00 €. Pas ankesës së një operatori ekonomik në OSHP janë të pezulluara Lotet 1, 2, 3, 4, 5, 6 dhe 9 të këtij aktiviteti dhe jemi duke pritur vendimin e OSHP për të vazhduar më tej me procedurë. Në mungesë të ofertave të përgjegjshme Agjencia Qendrore e Prokurimi anulon pjesët: Lot 8, Lot 11, Lot 12, Lot 14 dhe Lot 15”, ka thënë Agjencia Qendrore e Prokurorimit.
Ekzekutivi ka paraparë që për blerjen e veturave të reja për institucionet publike, të shpenzohen rreth 7 milionë euro. Derisa ndër vite u nënshkruan shumë kontrata për marrjen me qira të veturave.