Blinken telefonon ministrin e jashtëm polak, i ofron mbështetjen e plotë të Amerikës

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken





Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, të mërkurën e 16 nëntorit ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, Zbigniew Rau, për të diskutuar me shpërthimin e së martës që la të vdekur dy persona.

Në një postim në Twitter, Blinken ka përsëritur mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikes për hetimin e këtij rasti.

“Kam biseduar me ministrin e Jashtëm polak, Zbigniew Rau, për të përsëritur mbështetjen e plotë të SHBA për hetimin e vazhdueshëm të Polonisë për shpërthimin që rezultoi në humbjen e jetës polake”, ka shkruar Blinken.

Në anën tjetër, Blinken po ashtu ka njoftuar se këtë të mërkure ka biseduar edhe me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dymytro Kuleba.

Ai ka theksuar përkushtimin e SHBA-ve ndaj Ukrainës dhe popullit ukrainës.

“Bisedova me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dymytro Kuleba, pas stuhisë raketore të Rusisë mori infrastrukturën më kritike të energjisë në Ukrainë. Ne diskutuam gjithashtu shpërthimin në Poloni. Ne jemi të përkushtuar të jemi me Ukrainën për aq kohë sa duhet”, ka shkruar Blinken në Twitter.

Ndryshe, ambasadorët e NATO-s do të takohen të mërkurën me kërkesë të Polonisë në bazë të nenit 4 të aleancës, i thanë Reutersit dy diplomatë evropianë.

Sipas nenit 4 të traktatit themelues të aleancës, anëtarët mund të ngrenë çdo çështje shqetësuese, veçanërisht lidhur me sigurinë e një vendi anëtar.

Hetimet vazhdojnë për rrethanat rreth një shpërthimi në Przeëodoë, pranë kufirit të Polonisë me Ukrainën që la të vdekur dy persona.

Një nga diplomatët ka thënë se aleanca do të vepronte me kujdes dhe kishte nevojë për kohë për të verifikuar se si ndodhi saktësisht incidenti.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar pasi raketat ruse kanë goditur një fshat në Poloni, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.

“Fola me presidentin e Polonisë, Duda, për shpërthimin në Poloni. I shpreha ngushëllimet e mia për humbjet e jetës. NATO po e monitoron situatën dhe aleatët po konsultohen nga afër. Është e rëndësishme që të gjitha faktet të vërtetohen”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter.





Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika