Blinken viziton Kiev-in

Sekretari amerikan i shtetit ka vizituar Kiev-in

Sipas një këshilltari presidencial ukrainas, sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka vizituar Kievin të dielën.

Kjo është vizita e parë e shënuar e një zyrtari amerikan në Ukrainë që nga fillimi i luftës në shkurt. Të shtunën, Zelensky e kishte njoftuar vizitën e Blinken gjatë një konference shtypi në një stacion treni nëntokësor.

Takimi, të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk e kanë konfirmuar, pason pas udhëtimeve të ngjashme nga liderët dhe diplomatët e vendeve të tjera, ndërsa Uashingtoni dhe aleatët e tij shtojnë përpjekjet për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet.

“Nuk mund të vini te ne duarbosh sot, dhe ne presim jo vetëm dhurata apo disa lloj tortash, ne presim gjëra specifike dhe armë specifike”, kishte thënë Zelenskyy, i cili shpreson që amerikanët të japin rezultate.

Ai kishte thënë se fuqizimi i forcave ushtarake do t’i lejonte forcat ukrainase të rimerrnin territoret e pushtuara nga forcat ruse.

Këshilltari presidencial, Oleksiy Arestovych, ka thënë për një stacion televiziv ukrainas “Le të shpresojmë se diçka do të vendoset për ndihmën e mëtejshme.”

Megjithëse shtetet perëndimore kanë dërguar forca ushtarake në Ukrainë, presidenti i Ukrainës ka bërë të ditur se vendi i tij ka nevojë për më shumë armatime të rënda.

Gjatë dy javëve të fundit, administrata e Biden ka njoftuar se dërgesat e armëve në vlerë prej 1.2 miliardë dollarësh nga SHBA në Ukrainë, kanë arritur në 3.3 miliardë dollarë që nga fillimi i luftës.

Zyrtarë të lartë të SHBA-së për herë të parë në Kiev

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika