BNE mposhtet nga ekipi danez CPH

Ekipi kosovar, Bad News Eagles, humbi ndeshjen e parë në “Legends Stage” të shtunën, nga ekipi danez, Copenhagen (CPH)

Ekipi Bad News Eagles

Me rezultat të ngushtë, ekipi nga Danimarka, Copenhagen (CPH), e ka mposhtur ekipin nga Kosova, Bad News Eagle (BNE).

Edhe pse në fillim të lojës ishin BNE që po e dominonin lojën në epërsi 7:1, por rundi në tërësi përfundoi në të mirë të danezëve me rezultat të ngushtë 16:14.

Edhe pse kanë humbur në këtë lojë, BNE ende ka shpresa për kualifikim në lojët e ardhshme.

Djemtë nga Kosova, kishin luajtur edhe më parë me ekipin danez, të cilin e kishin mundur tri herë radhazi. Por, në ndeshjen e së shtunës, djemtë tanë nuk kishin fat edhe pse e luajtën një lojë mjaft të mirë.

Pas kualifikimit në “Legends Stage”, gara bëhet edhe më e ashpër pas,i siç dihet në këtë fazë të lojës, kualifikohen ekipet më të mira nga e gjithë bota.

Në rast të tri fitoreve ekipi nga Kosova do të kalojë në fazën tjetër, ndërsa në rast se humbin tri ndeshjet e radhës do të eliminohen nga gara.

Përballja e radhës për BNE do të zhvillohet rreth orës 17:00 – 18:00.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika