Bogujevci – AAK-së: E kemi propozimin tonë për kryeparlamentar, s’na tregoni ju për zot shtëpie

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, i është përgjigjur Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, lidhur me propozimin për kryeparlamentar, duke thënë se LVV-ja e ka propozimin e saj dhe nuk i tregojnë të tjerët se kush duhet të jetë zot shtëpie i këtij institucioni.

Bogujevci përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se më parë është cilësuar si “amatore” nga të njëjtët që tani po kërkojnë ta bëjnë kryeparlamentare.

“Ky diskursi i viktimës të së kaluarës sonë të dhimbshme, kur herë të portretizojnë se po të shfrytëzojnë të tjerët e tash këta duan të mendojnë me gjynah për pozicion. Nuk jeni ju ata që na tregoni se kush duhet me qenë zot i shtëpisë më të rëndësishme të Republikës së Kosovës kur me votë e ka vendosë populli. Ne e kemi propozimin tonë dhe atë do ta mbështesim”, ka shkruar ajo në Facebook.

Përfaqësuesit e AAK-së kanë thënë se Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë votën e deputetëve të tyre vetëm nëse e propozojnë Saranda Bogujevcin apo Shqipe Selimin për kryekuvendare.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika