Borell: Do ta shikojmë nga afër zbatimin e marrëveshjes Kosovë – Serbi

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka deklaruar se zbatimi i marrëveshjes do të shikohet nga afër.

Kjo deklaratë e tij vjen një ditë pasi u bë e ditur se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për mënyrën se si do të zbatohet marrëveshja.

Borrell tha se marrëveshja do të konsiderohet si pjesë integrale e rrugës evropiane për të dyja vendet.

“Pas diskutimeve të gjata, më në fund një marrëveshje që do të konsiderohet si pjesë integrale e rrugës Evropiane për të dyja shtetet. Do të jenë pjesë e kapitujve negociues me Serbinë, pra kapitullin 35, dhe do të përfshihet në dokumentet dhe kërkesat për normalizim për Kosovën. Tani do të duhet të shikojmë nga afër zbatimin. Të dyja palët janë zotuar se do ta bëjnë këtë, dhe tani do të shikojmë me kujdes se si do të shkojë”, ka thënë ai.

Pas takimit të 18 marsit në Ohër, Borrell Borrell kishte deklaruar se Kosova është pajtuar të fillojë menjëherë zbatimin e nenit të 7 të planit evropian, ku thuhet se Kosova duhet t’i zbatojë marrëveshjet e kaluara, përfshirë formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Palët janë pajtuar t’i respektojnë të gjitha nenet e marrëveshjes dhe t’i implementojnë të gjitha obligimet. Ky rezultat erdhi pas negociatave të vështira”, ka deklaruar Borell.

Kurti, ndërkaq, ka thënë se kjo marrëveshje është një njohje de facto për republikën e Kosovës.

Por, ai më tej është ankuar që kjo marrëveshje nuk është duke u nënshkruar në mënyrë që të bëhet ligjërisht e obligueshme nga ana e Serbisë.

“Presidenti i Serbisë po i ik nënshkrimit të marrëveshjes. Kjo marrëveshje është njohje de fakto”, ka deklaruar Kurti.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika