Borrell: Kosova të mos ndërmerr hapa të njëanshëm dhe destabilizues

Kosova duhet të de-përshkallëzojë dhe të mos ndërmarrë hapa sipas tij të njëanshëm dhe destabilizues, ka thënë Josep Borrell

Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendëspresidenti Josep Borrell

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka njoftuar për bisedën që ka zhvilluar me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin ka diskutuar për situatën në veri të Kosovës.

Me anë të një postimi në Twitter, Borrell ka thënë se gjatë diskutimit kanë rëndë dakord se Kosova duhet të de-përshkallëzojë dhe të mos ndërmarrë hapa sipas tij të njëanshëm dhe destabilizues.

“Diskutuam me sekretarin Jens Stoltenberg për situatën në veri të Kosovës. Ne pajtohemi që Prishtina duhet të de-përshkallëzojë dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm, destabilizues. Vlerësojmë koordinimin e mirë të vazhdueshëm ndërmjet EULEX dhe NATO-s për të siguruar një mjedis të sigurt”, shkroi ai.

https://twitter.com/JosepBorrellF/status/1662858849580138497?s=20

Më 26 maj, grupe të serbëve lokalë kundërshtuan shkuarjen në zyra të kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

Kryetarët e rinj u asistuan nga Policia e Kosovës për të shkuar në zyrat e tyre. Por, tensionet u rritën dhe serbët lokalë hodhën gurë në drejtim të policisë, e cila u kundërpërgjigj me shok-bomba dhe gaz lotsjellës.

Bashkësia ndërkombëtare ka dënuar këtë veprim të Prishtinës, duke e cilësuar si “hyrje me forcë” në ndërtesat komunale të kryetarëve të rinj, që u zgjodhën në zgjedhjet lokale të 23 prillit.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika