Borrell: Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen javën e ardhshme në Bruksel për hapa konkretë

Josep Borrell

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell për EEAS ka thënë se kryenegociatorët kanë rënë dakord që javën e ardhshme të takohen në Bruksel për të zhbllokuar zbatimin e dialogut

Duke shtuar se dialogu i kaluar nuk kishte sjellur progres, dhe se diskutimet ishin të vështira më shumë se çdo herë.

“Fatkeqësisht, takimi i Dialogut të kësaj jave nuk solli ndonjë progres në zbatim. Diskutimet ishin të vështira si kurrë më parë dhe në fund nuk pati as një takim kokë më kokë mes Presidentit dhe Kryeministrit. Serbia ishte e gatshme të takohej, por Kosova më kërkoi që të kaloja një sërë parakushtesh. Aktualisht qëndrimet e dy partive mbeten shumë larg njëri-tjetrit . Megjithatë, puna do të vazhdojë: Kryenegociatorët e Palëve ranë dakord të vijnë në Bruksel javën e ardhshme për të përpunuar hapa konkretë për të zhbllokuar zbatimin e Marrëveshjes.”

Teksa thotë se procesi mund të ecë përpara, vetëm se të dyja palët duhet të shprehin gatishmëri.

“Në përmbledhje, ne kemi bërë shumë gjatë viteve të fundit, por procesi mund të përparojë vetëm aq shpejt sa të dy palët të jenë gati për të ecur. Lehtësimi i BE-së nuk mund të arrijë më shumë normalizim sesa dëshiron Kosova dhe Serbia. Pas disa muajsh, njerëz të ndryshëm do të jenë në krye të kësaj dosjeje në Bruksel, por pritshmëritë e Bashkimit Evropian dhe të shteteve anëtare të tij nuk do të ndryshojnë. Angazhimet dhe obligimet e Kosovës dhe Serbisë nuk do të largohen.”

“Të gjithë do të shikojnë ende gatishmërinë e presidentit serb dhe kryeministrit të Kosovës për të ofruar një të ardhme më të mirë evropiane për popullin e tyre. Në fund, duhet guxim, vizion dhe vullnet politik. BE -ja do të vazhdojë të ndihmojë në çdo hap gjatë rrugës.”

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika