Borrell për takimin e 27 shkurtit: Moment vendimtar, shpresoj që palët ta shfrytëzojnë

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, ka thënë se pret nga Kosova dhe Serbia ta shfrytëzojnë mundësinë për marrëveshje, të cilën, ai e cilësoi si unike

Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndër shumë tema, ka folur edhe për dialogun Kosovë – Serbi.

Borrell tha se dialogu ka hyrë në një fazë vendimtare, dhe se Bashkimi Evropian u ka paraqitur të dyja palëve propozimin për normalizimin e marrëdhënieve.

Ai u shpreh se pret nga Kosova dhe Serbia ta shfrytëzojnë mundësinë për marrëveshje, të cilën, ai e cilësoi si unike.

“Sesioni i sotëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së: Dialogu Beograd-Prishtinë i ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve është në një moment vendimtar. BE-ja u ka paraqitur palëve një propozim që do ta vendosë procesin e normalizimit në një rrugë solide dhe largpamëse. Unë do të pres të dyja palët në Bruksel javën e ardhshme dhe shpresoj që ata të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi unike”, ka thënë ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet në Bruksel të hënën me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Aty pritet të diskutohet për planin e propozuar nga BE-ja.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika