BQK: Vlera e kredive të reja për muajin mars 2024 arriti mbi 240 milionë euro

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar se gjatë muajit mars të këtij viti, vlera e kredive të reja në Kosovë ka arritur mbi 240 milionë euro

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar se gjatë muajit mars të këtij viti, vlera e kredive të reja në Kosovë ka arritur mbi 240 milionë euro.

Ndërsa, sipas BQK-së, vlera e depozitave ka arritur në 69.70 milionë euro.

“Shtatë miliardë e 500 milionë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës derisa shuma e depozitave të qytetarëve arrin në 6.05 miliardë euro. Kështu thuhet në statistikat e bankave komerciale për muajin mars 2024, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar vlera e kredive bruto ka arritur në 5.09 miliardë euro me një rritje prej 132.0 milionë euro. Sipas raportit, kapitali u bankave komerciale për këtë muaj ishte 868.56 milionë euro. Tutje, BQK tregon se vlera e kredive të reja ishte 241.20 milionë euro, derisa shuma e depozitave të reja arriti në 69.70 milionë euro”, thuhet në njoftim.

Sipas BQK-së, norma mesatare e interesit në depozita ishte 2.71%, ndërsa norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.24%, ndërsa në muajin paraprak ka qenë 6.34%.

“Raporti kredi-depozita për këtë muaj ishte në nivelin 84.70%, kurse margjina e normës së interesit në kredi dhe depozita ishte 3.53%.

● 7.50 miliardë euro, vlera aseteve bankare
● 5.09 miliardë euro, vlera e kredive bruto
● 6.05 miliardë euro, vlera e depozitave të klientëve
● 241.20 milionë euro, vlera e kredive të reja
● 69.70 milionë euro, vlera e depozitave të reja
● 84.70%, raporti kredi-depozita
● 6.24%, norma e interesit në kredi
● 2.71%, norma e interesit në depozita”, thuhet në raportin e BQK-së.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika