Branislav Krstiq: Jemi viktimat e Kurtit dhe Vuçiqit

“Jemi viktimat e vendimeve si pasojë e ‘animozitetit’ ndërmjet kryeministrit tonë Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, ka thënë analisti serb nga veriu i Kosovës, ka thënë analisti dhe gazetari Branislav Krstiq.

Krstiq, ka folur për rëndësin e Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme Lokale në katër komunat veriore të Kosovës ku ka thënës e janë mjaftë të rëndësishme sepse, sipas tij, ka përfitime për të gjithë.

“Janë të rëndësishme dhe kemi përfitime të gjithë sot. Kemi fituar një copë paqe në veri [katër komunat veriore të Kosovës] në aspektin e sigurisë”, ka thënë ai për RTV Dukagjini.

Më tutje ai ka thënë se serbët janë duke i bojkotuar këto zgjedhje të jashtëzakonshme lokale.

“Edhe kemi do pjesëtar në vendvotimet e KQZ-së të cilët nuk i lejojnë as ofrimin e gazetarëve as do njerëzve që nuk kanë punë brenda atyre vendvotimeve të quajtura kontejner”, ka theksuar ai.

Sipas tij, jemi në një palë zgjedhje të cilave rezultatet ju dihen dhe pa hyrë në këtë proces.

“Që d.m.th. qytetarët e zakonshme të veriut të Kosovës janë viktimat e të dyja palëve; të Beogradit zyrtarë i cili me presion dhe me shantazhin ka insistuar që serbët me i bojkotuar këto zgjedhje dhe në anë tjetër e kemi nga ana e qeverisë së Kosovës. Mu doket që as një lëvizje për t’i bindur serbët që duhet me dalë në zgjedhje”, ka thënë ai.

Ai ka përfunduar duke thënë se që nga viti 2012 nuk ka marrë pjesë në zgjedhje lokale sepse nuk kishte dhe nuk ka kandidatë që i pëlqen për ta votuar.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika