“Brenda javësh” do të ngrihet aktakuza për masakrën e Dubravës

"Ne, veç kemi përfunduar hetimet në këtë rast dhe jemi në fazën e vlerësimit të provave për mundësinë që brenda javësh, për të mos thënë muajsh, të ngrejmë një aktakuzë në këtë rast"

Qendra Korrektuese në Dubravë

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Ilir Morina, ka thënë se së shpejti do të grihet aktakuzë ndaj të dyshuarve për masakrën e Dubravës.

Këtë Morina e ka konfirmuar për RTK-në, duke theksuar se hetimet për këtë masakër tashmë kanë përfunduar.

“Kemi arrestuar një të dyshuar për masakrën e Dubravës, hetimet janë duke u zhvilluar që një kohë të gjatë. Ne, veç kemi përfunduar hetimet në këtë rast dhe jemi në fazën e vlerësimit të provave për mundësinë që brenda javësh, për të mos thënë muajsh, të ngrejmë një aktakuzë në këtë rast”, ka thënë Morina.

Rasti i dytë tjetër ka Morina ka thënë se është ai i Staradanës, ku janë vrarë 16 civilë. Por problemet politike, si bashkëpunimi me Serbinë, janë faktori kryesor që pengojnë hetimin e këtyre rasteve

Edhe në atë rast kanë përfunduar hetimet, jemi në përpunimin e dosjes me mundësinë që brenda javësh ta ngrisim aktakuzën. Fatkeqësisht ne kemi vetëm mundësinë e parë – mbledhjen e provave në territorin e Kosovës. Me Serbinë mungon bashkëpunimi që fatkeqësisht është pengesë e madhe në punën tonë. Të gjithë të pandehurit janë të arratisur dhe presupozojmë e për disa edhe e dimë se jetojnë në Republikën e Serbisë”, ka shtuar Morina.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika