Britani: Temperaturat e larta vazhdojnë

Në Britaninë e Madhe mbrëmjen e 18 korrikut ka shënuar natën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, dhe kjo mund të sjellë edhe që gjatë ditës së 19 korrikut të ketë temperatura shumë të larta

Ilustrim.

Gjatë ditës 19 korrikut Britania e Madhe mund të regjistrojë ditën më të nxehtë në vend, në emergjencën e parë kombëtare të nxehtësisë në vend.

Kjo pritet të ndodhë pasi gjatë natës së 18 korrikut janë regjistruar temperatura më të larta në vend, kështu duke e bërë natën më të nxehtë të regjistruar.

Sipas parashikimeve të motit temperatura pritet të arrijnë në 41 gradë Celsius në Yorkshirshe 40 gradë Celsius në Londër, gjithashtu edhe në Skoci dhe Uells mund të regjistrojnë ditët e tyre më të nxehta, njofton The Independent.

Met Office tha se disa modele parashikojnë temperatura maksimale prej 43 gradë Celsius gjatë ditës së 19 korrikut – shumë mbi rekordin e mëparshëm prej 38,7 gradë Celsius, të regjistruar në vitin 2019 – duke e bërë vendin më të nxehtë se Xhamajka, Maldivet dhe Barbados.

Dhe kjo do të ketë pasoja në shërbimin e trenave, pasi përdoruesit e trenave janë paralajmëruar për vonesa dhe anulime.

Meteorologu i Met Office, Luke Miall tha: “Unë kam qenë një meteorolog i kualifikuar për 10 vjet dhe t’u tregosh njerëzve për temperaturën 41 gradë Celsius në MB nuk duket e vërtetë”.

Ndërsa, autoritetet shëndetësore u kanë kërkuar njerëzve që të qëndrojnë brenda gjatë periudhës më të nxehtë të ditës, nga ora 11:00 deri në orën 16:00, dhe mbajnë krem kundër diellit, kapelë, dhe të qëndrojnë në hije dhe te hidratohen sa më shumë më ujë.

 

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika