Mbretëria e Bashkuar ka dënuar dhe i ka quajtur sulmet si të pamatura të Iranit pasi raketat balistike u qëlluan drejt një baze të përbashkët ushtarake SHBA-Britani e Madhe në Oqeanin Indian.
Irani lëshoi dy raketa balistike me rreze të mesme veprimi në bazën në ishullin Diego Garcia të premten në mëngjes sipas orës lokale, tha një zyrtar amerikan. Asnjëra prej tyre nuk e goditi bazën.
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr në Iran konfirmoi se raketat shënjestruan bazën ushtarake të shtypësve në Diego Garcia. Sulmi erdhi një ditë pasi qeveria e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi se i kishte dhënë SHBA-së lejen për të përdorur bazat britanike për operacione specifike mbrojtëse.
Diego Garcia është rreth 3,800 km nga Irani dhe ka një bazë ajrore që mund të akomodojë bombardues amerikanë me rreze të gjatë veprimi.
