Britania redukton ndihmat për luftimin e kërcënimit rus në Ballkan

Rishikimi që administrata e kryeministrit britanik, Keir Starmer, po u bën politikave të ndihmave të jashtme, ka çuar në uljen për 40 për qind të fondeve për të kundërshtuar agresionin dhe keqinformimin rus në Ballkanin Perëndimor. Kjo edhe pse Starmer e pati cilësuar si rajon kyç për sigurinë kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar, ka shkruar The Guardian të shtunën.

Fondi britanik i caktuar për të forcuar luftën ndaj ndërhyrjeve të Rusisë në Ballkan, është ulur prej 40 milionë funte në vitin e shkuar në 24 milionë për 2025-26. Rusia është akuzuar se në këtë rajon po krijon ndarje dhe destabilizim.

Fondi i integruar i sigurisë (ISF) ishte hartuar për të trajtuar kërcënimet me përparësi më të lartë ndaj sigurisë kombëtare të Britanisë së Madhe, brenda dhe jashtë vendit.

Starmeri së fundmi e pati përshkruar rajonin e Ballkanit Perëndimor si “vatër vendimtare të Evropës – vend ku vihet në provë siguria e kontinentit”.

Fondet e vitit të shkuara u përdorën për të luftuar dhe për t’iu përgjigjur sulmeve kibernetike në rajon dhe për të forcuar institucionet demokratike e mediat e pavarura.

Ndalja e këtyre ndihmave vjen si pasojë e rishikimit të politikave për të zvogëluar ndihmën zyrtare për zhvillim për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme./EO

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika