Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar një takim me gratë e Hallaqit, ku bashkë me Sekretaren e Përgjithshme të PDK-së dhe deputeten e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku, deputeten Blerta Deliu ka diskutuar sfidat me të cilat përballen gratë në përditshmëri.
Në këtë bashkëbisedim u përmendën disa nga problemet kryesore si: qasja e kufizuar në tregun e punës, të drejtat pronësore, mundësitë e pamjaftueshme për arsim e trajnime, pabarazia gjinore dhe pjesëmarrja e ulët në jetën publike.
“U zotova se sa i përket kompetencave të Komunës, në mandatin e ardhshëm këto probleme do t’i adresojmë me prioritet”, ka shkruar Buja në Facebook.