Kandidati nga radhët e PDK-së në garë për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja ka vizituar fermerët e kësaj komune.
Kështu ka bërë të ditur vet Buja me anë të një postimi në Facebook me ç’rast, ka premtuar mbështetje për ta.
“Sot vizituam vëllezërit Hashim, Ruzhdi dhe Kadri Krasniqi nga Konjuhi, fermerë shembull për kultivimin e perimeve, veçanërisht të patates. Me mbi 50 hektarë të mbjellë dhe me eksport edhe në Shqipëri, ata tregojnë se bujqësia e Lipjanit ka potencial të madh zhvillimi.
Ne do të ndërmarrim masa specifike që i ndihmojnë fermerët, duke u ofruar kushte më të mira për prodhim, ruajtje, si dhe tregtim të produkteve bujqësore.”, ka shkruar Buja.
Mes të tjerash, i njëjti ka deklaruar se kjo kategori duhet mbështetur meqënëse bujqësia ka potencial të madh zhvillimi në krahasim me sektorët tjerë në Lipjan.