Buja kritikon Qeverinë, kërkon përshpejtim të dialogut Kosovë-Serbi

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramë Buja, teksa ka kritikuar Qeverinë Kurti, ka kërkuar përshpejtim të dialogut Kosovë-Serbi

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramë Buja

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramë Buja, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, për qeverisjen njëvjeçare të tij.

Sipas tij, i pari i qeverisë ka bërë shumë gabime duke i fshehur edhe lëshimet e bëra.

“Opozita s’ka si ta vlerësojë pozitivisht Qeverisjen Kurti, për faktin shumë të ditur, sepse në këtë vit të qeverisjes janë bërë shumë gabime, shumë lëshime dhe këtë nuk mund ta vlerësojmë pozitivisht askush. Besoj as ata që logjikshëm mendojnë edhe ata që i kanë dhënë votën, sepse në fakt kanë ndodhur gabime. Nuk ka qeverisje të pagabueshme, por në fakt fshehja e tyre është tepër e rëndë”, është shprehur ai për EO.

Për Bujën, gabimi më i rëndë i qeverisjes Kurti ishte kundërshtimi për formimin e Komisionit Hetimor për Energji.

“Andaj edhe Komisioni për Hetim që donte ta bënte opozita nuk donte ta lejonin këtë gjë, kjo ishte diçka që fliste që diçka po fshihej. Kështu që kjo ishte ajo më e rënda që ndodhi deri më tani. Por, pas presionit që bëri opozita, një presion ndoshta jo bash logjik e i kulturuar, por megjithatë ndodhi ajo që ndodhi e nga presioni u themelua edhe komisioni”, ka shtuar ai.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramë Buja

Sa i përket dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, Buja ka theksuar se qeveria duhet ta përshpejtojë këtë proces.

“Për bisedime duhet pasur platformë. Nuk kemi mundësi që të marrësh krejt 100% atë që dëshiron, por duhet të marrësh atë optimalen. Këtë e bënë vetëm një Qeveri dhe një grup negociatorësh që është shumë i përgatitur këtë gjë”, ka thënë ai.

Lidhur me gjykimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë dhe të tjerëve për Bujën i njëjti gjykim “është papërmbajtje, pajuridiksion dhe vetëm politikë”.

“Mos më prekni në plagë, sepse në fakt kjo është diçka që është shumë e rëndë për mua. Unë jo rastësisht nuk kam marr pjesë në asnjë manifestim prej se janë burgosur ata. Gjëja më e palogjikshme e mundshme, ata njerëz nuk kanë ikur, nuk ka pasur nevojë që të arrestohen, kanë shkuar vetë atje dhe ka qenë shumë logjike që ata të mbrohen në liri”, ka shtuar ai.

Ndryshe, të martën e 10 majit, do të mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish- krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), dhe zgjerimin e aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të bëjnë paraqitjen e mëtejshme në orare të ndryshme.

Thaçi, do ta nisë i pari në ora 10:00, Veseli në ora 11:15, Krasniqi në ora 14:00 dhe i fundit Selimi në ora 15:15.

Ish-krerët e UÇK-së po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Sot në Hagë do të paraqiten Thaçi dhe të tjerët

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika