Buja prezanton planin për tri nënkalime moderne në Lipjan: Një qytet pa ndarje

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka prezantuar planin e tij për ndërtimin e tri nënkalimeve moderne në qytet, të cilat sipas tij do të ndihmojnë në tejkalimin e ndarjes që ka krijuar hekurudha.

“Për vite me radhë, hekurudha që ndan qytetin ka qenë pengesë për lëvizje, zhvillim dhe barazi. Tani është koha ta kapërcejmë këtë ndarje! Plani ynë për ndërtimin e tri nënkalimeve moderne është një hap i madh perpara – per një Lipjan te bashkuar, funksional dhe te sigurt per te gjithe”, ka shkruar Buja në Facebook.

Sipas tij, nënkalimet do të ndërtohen në këto pika:

Nënkalimi i parë, për automjete dhe këmbësorë, do të ndërtohet në rrugën “Bajram Gashi”, duke lidhur qendrën me anën lindore të qytetit.

Nënkalimi i dytë, për këmbësorë dhe çiklistë, do të ndërtohet pranë stacionit të trenit, për të ribashkuar sheshin me pjesën përtej hekurudhës.

Nënkalimi i tretë, për automjete dhe këmbësorë, do të lidhë qytetin me lagjen e Akllapit përmes rrugëve “Ganimete Terbeshi” dhe “Sadik Shala”.

Buja theksoi se ky projekt do të hapë mundësi të reja për qasje, lëvizje dhe zhvillim në Lipjan.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika