Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar një takim me vajzat dhe gratë e Janjevës, ku ishte i shoqëruar nga kandidatët për Kuvendin Komunal, Majlinda Lalinovci Ramadani dhe Vilson Gashi.
Buja tha se diskutimi ishte i hapur rreth sfidave me të cilat përballen gratë çdo ditë, por edhe për mundësitë që komuna duhet t’u ofrojë për rritjen e mirëqenies dhe zhvillimin e tyre.
“Bashkë diskutuam hapur për sfidat që ato përballen çdo ditë, si dhe për mundësitë që Komuna duhet t’u ofrojë për rritjen e mirëqenies dhe zhvillimin e tyre,” shkroi ai në Facebook.
Ai shtoi se nga ky takim u konfirmua mbështetja për ekipin e tij dhe vizionin politik.
“Nga ky takim u konfirmua mbështetja e fuqishme për ekipin tonë dhe për vizionin tim politik, një mbështetje që na motivon edhe më shumë për ta sjellë ndryshimin që Janjeva dhe Lipjani e meritojnë”, theksoi Buja.
Postimi i tij ka marrë urime të shumta nga mbështetësit në komente.